VIDEO/ Helikopteri rrëzohet mbi liqen, humb jetën një person

8 months ago 39
Reklamë

Një helikopter me katër pasagjerë u rrëzua në një liqen në Brazil dhe si pasojë kanë humbur jetën një nga personat në bord. Helikopteri ishte ngritur nga një platformë helikopterike në zonën e Kapitolios, me destinacion qytetin e Piumi.

Videoja e kapur nga një kamera sigurie tregon një helikopter që del jashtë kontrollit dhe përplaset në liqen.

Përplasja vrau 44-vjeçarin Vanilton Alves, i cili ishte ftuar në fluturim nga piloti i helikopterit, Lucas Chavez, i cili mbijetoi.

Trupi i 44-vjeçarit fatkeq u gjet i lidhur në sedilje katër orë pas rrëzimit të helikopterit.

Dy pasagjerët e tjerë në helikopter ishin 22-vjeçarja Julia Mendonza dhe bashkëshorti i saj 27-vjeçar, Leonardo Silva, ku ky i fundit pësoi dëmtime më të rënda në shtyllën kurrizore.

Sipas një peshkatari që ndihmoi në shpëtimin e tre prej pasagjerëve të helikopterit, piloti po bërtiste nga dhimbja.

Siç njoftoi Autoriteti i Aviacionit Civil Brazilian, helikopteri ishte një EC 120 B dhe ishte prodhuar në vitin 2009.

Sipas të njëjtit burim, helikopteri i përkiste flotës së kompanisë Âncora MG Participações Societárias LTDA, kishte një licencë fluturimi që kishte skaduar në tetor 2024, por nuk ishte menduar të përdorej si mjet transporti ajror. /vizionplus.tv

Read Entire Article