Portreti i Nënë Terezës është shfaqur në fasadën e burgut të Vlorës, në prag të ditës së shenjtërimit.
Mësohet se autor i murales është një person i cili vuan dënimin prej 6 muajsh në këtë institucion. Ndërkohë autori, 35 vjeçari nga fshati Trevllazër që vuan dënimin për bimë narkotike, po punon edhe vepra të tjera ,si një mënyrë kjo për intergrimin e personave të tillë në shoqëri dhe komunitet.
Ky vit përkon me 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, e cila nëntëmbëdhjetë vjet pas vdekjes, u shndërrua në Shën Tereza, nga Papa Françesku në Vatikan. Në ceremonitë e shenjtërimit morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.
Data 5 shtator është dita kur Nënë Tereza fitoi cmimin “Nobel për paqe” në 1979, ndërsa 5 shtatori përkon edhe me datën e ndarjes nga jeta.
Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989./vizionplus.tv