VIDEO/ Këngëtarja e njohur greke rrëzohet në mes të skenës, pësoi hemoragji cerebrale

3 weeks ago 36

Këngëtarja e njohur greke, Marinela ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi pësoi hemoragji cerebrale.

Performuesja e madhe 86-vjeçare u rrëzua mbrëmë në skenën e Herodio teksa këndonte.

Sipas informacioneve të protothema.gr, zonja e madhe e këngës greke ka qenë e vetëdijshme në dhomat e zhveshjes së Herodeit, ndërsa pranë saj që në minutën e parë ka qenë mjeku i saj personal, i cili i ka dhënë edhe ndihmën e parë.

Ajo qëndroi në prapaskenë për rreth një orë para se të merrej nga një ambulancë në orën 22:20.

Në spital, këngëtarja iu nënshtrua një MRI, e cila zbuloi një hemorragji në tru dhe raportohet se kishte një dhimbje koke shumë të fortë para koncertit.

Njoftim mjekësor për Marinelën: “Znj. Papadopoulou Kyriaki (Marinella) u dërgua me urgjencë në Spital në orën 22:30 pas një episodi të fikëti. U konstatua se ajo pësoi një goditje të rëndë në tru (gjakderdhje) dhe u transferua në ICU ku qëndron e shtruar në spital.

Kronika

Gjithçka ndodhi vetëm në këngën e tretë që ajo interpretoi.

Interpretuesja 86-vjeçare u rrëzua në skenë duke i rënë të fikët dhe menjëherë stafi i saj nxitoi për ta ndihmuar.

Publiku ngriu dhe qëndroi në vendet e veta për disa kohë, derisa u njoftua nga produksioni se koncerti ishte shtyrë përfundimisht. Më pas spektatorët nisën të largoheshin nga Herodion, ndërsa diskutimet ishin vetëm se çfarë ndodhi me zonjën e madhe të këngës greke./vizionplus.tv

Read Entire Article