VIDEO/ Kishin bllokuar universitetin në shenjë proteste për Gazën, momenti kur policia franceze ndërhyn për të shpërndarë protestën

4 months ago 24
Reklamë

Protesta nga studentët në shkollën e Shkencave Politike (Sciences Po) në Paris kundër luftës në Gaza u ndalua nga policia franceze.

Sipas dëshmive të nxënësve që ndodheshin në shkollë, rreth 50 prej nxënësve që kishin vijuar me protestën kanë mbetur në zonë në momentin kur policia ka hyrë në godinë.

Ces images de la police suréquipée pour aller déloger des étudiants mobilisés contre le génocide à Sciences Po seront sûrement utilisées dans 20 ans pour raconter comment la France a contribué à permettre la poursuite des massacres à Gaza pic.twitter.com/TZftS51Jxj

— Ariane Anemoyannis (@AAnemoyannis) May 3, 2024

Ndërkohë, në universitetet amerikane vazhdojnë okupimet, duke kërkuar ndërprerjen e financimit të institucioneve të arsimit të lartë nga kompanitë izraelite dhe ruajtjen e lidhjeve me programet kërkimore izraelite.

Protesta të ngjashme po zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër, Meksikë dhe gjithashtu në Liban. /vizionplus.tv

Read Entire Article