VIDEO/ Momente tmerri, fundoset varka, shpëtohen mrekullisht dy persona

1 week ago 27
Reklamë

Një burrë 60-vjeçar dhe një grua 48-vjeçare kanë përjetuar momente tmerri në Oqeanin Paqësor pasi varka me të cilën po lundronin pësoi difekt. Pas problemit të shfaqur, dy protagonistët rrezikuan të mbyteshin, pasi mjeti lundrues po merrte ujë.

Operacioni madhor i shpëtimit për anijen “Spirit of Mateship” filloi rreth orës mesidtës, kur u dërgua një sinjal nga varka.

Varka ishte 90 milje detare në juglindje të Sidneit kur autoritetet u nisën për të shpëtuar çiftin, por në kohën kur ata u afruan, varka ishte tashmë 160 milje detare larg.

Operacioni ishte mjaft i vështirë, duke qenë se erërat frynin me shpejtësi 50-70 km në orë, ndërsa dallgët arrinin deri në 6 metra. Fatmirësisht, dy pasagjerët u shpëtuan rreth orës 7:30 të mëngjesit dhe u kthyen të sigurt në Sydney tek familjet e tyre./vizionplus.tv

Read Entire Article