VIDEO/ Momentet prekëse, Irma dhe Eranda Libohova surprizojnë të moshuarit në azil, në ditën ndërkombëtare të tyre

2 weeks ago 25

1 tetori është Dita Ndërkombëtare e të moshuarve, e cila na kujton se përkujdesja për këtë grup është një detyrë e përbashkët, që kërkon angazhim dhe përkushtim nga të gjithë ne.

Në këtë ditë gjithashtu festohen përvojat, dituritë dhe historitë e pasura që ata na sjellin. Të moshuarit janë mbartës të traditave dhe kulturave dhe luajnë një rol kyç në përcjelljen e vlerave tek brezat e rinj.

E ndërkohë që të moshuarit në Shqipëri hasin sfida të vështira, ata që po qëndrojnë nëpër azile dhe shtëpi kujdesi e kanë edhe më të vështirë.

Motrat Irma dhe Eranda Libohova kanë vendosurtë surprizojnë të moshuarit e njërës prej këtyre qendrave. Përveçse kanë ushqyer me muzikë shpirtin e tyre gjithë këto vite, këngëtaret bënë edhe gjestin human duke shkuar dhe duke kontribuuar sadopak në gëzimin e tyre.

Sot është dita e të moshuarve.Një rreze gëzimi sado të vogël ,donim dhe ne tre motrat të sillnim secila me kontributin e vet. Ponja motra e dytë,na solli këtu nga njohjet e saj me këtë grua fisnike Lilin, që bashkë me stafin e saj,kujdesen me mish e shpirt,sic ajo vetë thotë ,për këtë kategori në nevojë.
U përfshimë në emocionet e tyre. Uroj nga zemra:Jetë të gjatë e shëndet të moshuarve!Shumë dashuri dhe për ata fëmijë ,që kurrë nuk harrojnë prindërit e tyre
.”, ka shkruar Irma.

Read Entire Article