Nga Tonin Frroku
Aksidenti me 1 të vdekur e 5 të plagosur ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta, 10 km larg nga qyteti i Korçës.
Lexo edhe :
Related Posts
Aksident që ka ardhur pas përplasjes së dy mjeteve kokë më kokë, të cilët po lëvizin në kahe të kundërta.
Sipas policisë rrugore njeri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar duke sjellë dhe përplasjen kokë me koke te te dy mjeteve, duke lënë të plagosur 6 persona, njeri prej të cilëve ka gjetur vdekjen pas pak minutash.
Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë me kaq shumë të plagosur e një viktimë.
Duhet thënë se segmenti rrugor nga Dishnica deri në Plasë mbetet burim aksidentesh madje dhe me viktima, e gjithë kjo vjen për shkak të mungesës së sinjalistikes rrugore dhe ndriçimit në kryqëzimet e këtij segmenti që e për policinë janë “njolla të zeza”
Viktima është Elvis Mizaku, 36 vjeçar nga fshati Terov i bashkisë së Maliqit ndërkohë që dyshohet se në këtë aksident të lënduar dhe fëmijë.
Ndërkohë lidhur më ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila ka dhënë detaje nga aksidenti.
Njoftimi:
Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.