Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, në lagjen 18.Një bombel gazi ka shpërthyer brenda ambienteve të një apartamenti.
Brenda në banese ka qenë një grua, e cila ka marrë djegie të mëdha në trup e fytyrë. Duke mos pasur mundësi për të dalë jashtë banesës, gruaja rreth të 50-ave është hedhur nga ballkoni.
Për të shpëtuar situatës së krijuar, të vetmen mundësi kjo shtetase ka patur ballkonin, duke u hedhur nga kati i 4 e për pasojë ka ngelur e plagosur rëndë.
Shërbimi spitalor ka tranpostuar me urgjencë në ambientet e spitalit rajonal të Korçës ku ndodhet në gjendje shumë të rëndë për jetën, me djegje të shkallës së lartë dhe plagë të tjera në trup.
Burime spitalore bëjnë me dije se 50 vjeçarja është nisur drejt repartit të djegieve në qendrën spitalore “Nënë Tereza” për shërbim më të specializuar./vizionplus.tv/