VIDEO/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi i organizojnë Geraldinës ditëlindjen përrallore

2 hours ago 25

Geraldina, vajza e Princ Lekës dhe Elia Zaharias ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e 4.

Datën 22, Geraldina e ka festuar në një ambjent mjaft familjarë me mamin, Elia Zaharian dhe gjyshërit e saj, në një festë të vogël dhe të ëmbël.

Lexo edhe :

Related Posts

Por ditën e djeshme festa ka qenë e përmasave të mëdha. Princ Leka ka ndarë pamjet nga festa e 4-vjetorit të vajzës së tij. Padyshim në ambjentet e ditëlindjes nuk ka munguar partnerja e Princit, Blerta Celibashi.

Fotografja shihet në pamjet e ndara duke pritur të ftuarit, disa prej të cilëve ishin edhe personazhe publik.

Dje festuam një moment magjik për Geraldinën. Nga shkëlqimi i flokëve të borës te tingujt e të qeshurave, mbretëria jonë me temën e Frozen u mbush me ngrohtësi dhe mirësi. ❄️
Ndjejmë mirënjohje të thellë për çdo mik që na u bashkua, jo vetëm për të ndarë këtë festë, por për të bërë këtë ditë plot gëzim, dashuri dhe lumturi të vërtetë. Ishte me të vërtetë një takim zemrash të mira, një mbledhje që na kujtoi forcën dhe bukurinë e miqësisë.”, shkruan Princ Leka./vizionplus.tv

Read Entire Article