VIDEO/ Rrezikoi të mbytej në det, vrojtuesit e plazhit shpëtojnë 40-vjeçarin në Tale

4 months ago 37

Një person rreth 40-vjeç është shpëtuar nga vrojtuesit e plazhit ditën e sotme, pasi rrezikoi të mbytej.

40-vjeçari është parë teksa rrezikonte të humbte jetën në palzhin e Talës, pasi ndodhej në det, menjëherë janë futur grupet e vëzhguesve të cilët e kanë nxjerrë në breg me shenja jete.

Menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës ku po i jepet ndihma mjekësore.

Ndërsa nuk ka informacion ende nëse e ka kaluar rrezikun për jetën apo jo.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article