VIDEO/ Shembet ura në Rusi, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

5 months ago 16
Reklamë

Një i vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci tragjik nga shembja e një ure në Rusinë Perëndimore. Siç duket edhe nga pamjet ura që u shemb ra sipër shinave të trenit.

Mediat në Rusi raportojnë se mes të plagosurve është edhe një vajzë e mitur, 14 vjeç. Kamerat e sigurisë në vendngjarje filmuan momentin e shembjes së urës, teksa mbi të ndodheshin disa automjete.

Момент падіння Панінського мосту у Вязьмі Смоленської області рф pic.twitter.com/g8a6jYiXCk

— Апостроф (@apostrophe_ua) April 8, 2024

Shembja e urës shkaktoi dëme edhe në rrjetin e furnizimit me gaz, duke lënë pa gaz 8000 familje në rajonin e Smolenskut.

Edhe pse shkaku i shembjes  nuk është bërë i ditur ende, mediat ruse raportojnë se vjetërsia e urës ka më shumë gjasa të jetë bërë shkak i shembjes./vizionplus.tv/

Read Entire Article