VIDEO/ Shqiptari qëllon me armë fqinjin e tij në Itali, tenton t’i hapë me çekiç derën e shtëpisë ku ndodhej foshnja 4 muajshe

3 months ago 28
Reklamë

Një tjetër shqiptar është arrestuar në Itali, dhe është bërë lajm në mediat kryesore të shtetit fqinj.

Sipas asaj që raportohet në media një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pas telefonatës alarmante të ardhur nga fqinjët, të cilët ai i kërcënonte se do t’i vriste.

Ngjarja ka ndodhur në Vigevano, ku 48-vjeçari shqiptar ka qëlluar disa herë në drejtim të banesës së fqinjit të tij me origjinë egjiptiane.

Mediat raportojnë se mes shqiptarit dhe 56-vjeçarit egjiptian kishte patur probleme edhe më herët. Për këtë arsye një ditë më parë shqiptari ka marrë armën dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të banesës së egjiptianit, ndërkohë që vetë 56-vjeçari ka ikur me vrap nëpër rrugica.

Gjithashtu në momentin e arrestimit shqiptarit i është gjetur edhe një çekiç të cilin e ka përdorur për të hapur me dhunë derën e fqinjit të tij, ndërkohë që në banesë ndodhej bashkëshortja,dy vajzat dhe mbesa vetëm 4 muajshe.

48-vjeçari akuzohet për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.

Read Entire Article