Pamjet e një tifozeje femër me një dekolte të zbuluar gjatë ndeshjes së kombëtares së volejbollit të vendit dhe fitores kundër SHBA-ve shkaktuan bujë në Turqi, ku kanali televiziv TRT Spor u detyrua të kërkonte falje publike për pamjet e transmetuara. Në pamje, e reja Turkala mund të shihet duke festuar fitoren 3-2 të Turqisë ndaj SHBA-së me dekoltenë e saj të hapur që në një moment e tradhton.
Pamjet të transmetuara për pak sekonda kanë shkaktuar edhe shumë diskutime në rrjetet sociale, duke detyruar kanalin TRT Spor të publikojë një deklaratë.
Në njoftimin e tij, kanali përmend ndër të tjera se “regjinë dhe kamerat e ka marrë kanali amerikan që transmetoi ndeshjen. Të gjitha pamjet e transmetuara nga TRT Sports ishin në transmetim live nga kanali amerikan pa mundësi ndërhyrjeje. Prandaj, këto imazhe, të cilat janë krejtësisht kundër politikave tona, vijnë nga kanali amerikan, thuhej në deklaratë.
Sipas mediave turke, vajza e re ka marrë kërcënime dhe mesazhe fyese në rrjetet sociale dhe është detyruar të mbyllë llogaritë e saj. /vizionplus.tv