Viktimë e sistemit të mikrokredive, Princ Leka reagon pas vdekjes së Pal Trashajt: Askush mos vuajë në heshtje

4 months ago 20

63-vjeçari nga Lezha, Pal Trashaj i dha fund jetës duke pirë fostoksinë dy ditë më parë, 2 korrik, jashtë ambienteve të SPAK.

Vdekja e studiuesit ka ngjallur reagime të shumta e tronditi familjarët e tij. Ndërsa djali i 63-vjeçarit pohoi se i ati ndërmori aktin ekstrem pasi nuk po gjente drejtësi.

Lexo edhe :

Related Posts

Edhe Princ Leka ka bërë një reagim pas vdekjes së Trashajt.

Ne vajtojmë humbjen tragjike të historianit Pal Trashaj, jeta e të cilit përfundoi nën peshën e padurueshme të vështirësive financiare. Kjo nxjerr në pah luftën e heshtur që shumë njerëz përballlen për shkak të borxheve dhe mungesës së mbështjetjes.

Të nderojmë Palin duke avokuar për më shumë mbështetje pë rata që kanë nevojë, duke u siguruar që askush tjetër të mos vuajë në heshtje”, shkruan Leka duke ndarë edhe një foto me të ndjerin.

SPAK sqaroi se qytetari kishte kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve rezultoi se nuk ishte kompetencë e prokurorisë së posaçme.

Në fakt, bëhet fjalë për dosjen e famshme të mikrokredive.

Pal Trashaj është një nga mijëra qytetarët që u zhvatën nga skema e kredive të vogla. Burimet bënë të ditur se vlera e kredisë së parë e parë nga 63-vjeçari ishte 76 mijë lekë, ndërsa më pas borxhi arriti në 408 mijë lekë.

Për pasojë, zyrat përmbarimore kishin vënë nën sekuestro shtëpinë e tij dhe i kishin ngrirë llogaritë bankare, madje edhe pagat e familjarëve.

Në këto kushte ai ishte paraqitur në SPAK për të t’i dhënë zgjidhje situatës./vizionplus.tv

Read Entire Article