Kësaj radhe mund në finalen e luajtur në sallën “Farije Hoti” Tiranën me rezultatin 1-3.
Korçaret fitojnë setin e parë me përmbysje pikësh me rezultatin 21-25, set i cili deri në pikët e fundit është dominuar nga Tirana por pikërisht atëherë kur duhej, korçaret ja kane dalë të japin zgjidhje situatave të lojës për të fituar setin me 4 pikë diferencë.
Edhe seti i dytë ka filluar për Tiranën madje herë pas here ja ka dalë për të krijuar një diferencë të vogël por atëherë kur duhej, vajzat korçare kanë përmbysur gjithçka dhe kanë fituar setin me rezultatin 25-27.
Me dy sete të fituara është menduar një zgjidhje më e thjeshtë për Skënderbeun në setin e tretë por nuk ka ndodhur kështu, pasi seti është fituar nga kryeqytetaset me rezultatin 25-18.
Emocione të forta edhe në setin e katërt, madje deri në pikët e fundit, por Skënderbeu edhe njëherë tjetër ja del për të çuar setin tek 25 pikët për ta, duke e lënë Tiranën me dy pikë më pak.
Skënderbeu me fitoren 1-3 bëhet fitues i Kupës së Shqipërisë duke treguar se në këto tre vitet e fundit kjo skuadër është skuadra që dominon volejbollin shqiptar për femra.
Organizatorja e Skënderbeut Peske është shpallur lojtarja me e mire e finales së Kupës së Shqipërisë./vizionplus.tv/