Vranë 77-vjeçarin dhe plagosën të birin, Prokuroria kërkon 25 vite burg për autorin dhe 17 për bashkëpunëtorin

4 months ago 21

Prokuroria e Fierit ka kërkuar 25 vite burg për shtetasin Armando Boriçi dhe 17 vite për bashkëpunëtorin e tij. Të dy këta shtetas, akuzohen për vrasjen e Haxhi Ballës, 77 vjeç, dhe plagosjen e djalit të tij Aleks Balla, ngjarje e ndodhur më 20 korrik 2022 në lagjen “Afrim i Ri” në Fier.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bëri të mundur dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe regjistroi procedim penale për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy personave në ngarkim të të pandehurit Armando Boriçi dhe Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në ngarkim të të pandehurit G.B. Të pandehurit janë hetuar me masën e sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

Pas zhvillimit të gjykimit, organi i akuzës ka kërkuar:

1-Deklarim fajtor të të pandehurit A.B për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy personave, në dëm të shtetasve H.B e A.B dhe në bazë të nenit 79/dh i K.Penal, dënimin e tij me 25 vjet burgim.

2-Deklarim fajtor të të pandehurit G.B për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit A.B, dhe në bazë të nenit 76-22-25 të K.Penal, dënimin e tij me 17 vjet burgim.

/a.r

Read Entire Article