Hygerta Meta dhe vëllai i vogël Amarildo Meta mbrohen nga e njëjta avokate e caktuar kryesisht nga shteti, pasi të dy kanë refuzuar që të marrin avokat për mbrojtjen.
Avokate Arta Gecaj tha për mediat se ka ende vend për hetimet, teksa shtoi se dëshmitë e dhëna deri më tani janë kontradiktore.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas avokates, Hygerta akuzohet për fshehje kufome dhe jo për vrasje.
“Sa i përket dy të mbrojturve prej meje, Hygerta pranoi prapë veprën që ka kryer, duke qenë se ka dhënë dy deklarime të tjera që janë në kundështi me njëra-tjetrën.
Sot tha që jam unë ajo që e kam kryer. Do vazhdojnë hetimet. Prokuroria ka sjellë caktimin e masës së sigurimit duke e akuzuar për nenin 303 dhe jo për vrasje, që do të thotë fshehje e kufomës.
Atje janë bërë dy deklarime kontradiktore dhe ka vend për hetime shtesë dhe i përket organit të akuzës për të mbyllur hetimet”, tha avokatja./vizionplus.tv