Vrasës me pagesë për Rroshkodolin, automjeti që u përdor nga autori me targa malazeze

2 months ago 31

Vrasja e 36-vjeçarit Elis Rroshkodoli në Shkodër mesditën e të premtes, mendohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa për policinë ende nuk ka asnjë gjurmë të autorit që kreu ekzekutimin e tij.

14 plumba depërtuan në trupin e viktimës, nga 18 që u shkrepen prej një distance të afërt nga arma tip pistoletë me silenciator. Në momentin që u krye vrasja, Rroshkodoli ndodhej i vetëm në tavolinë, ndërsa në lokal gjendeshin edhe 3 persona të tjerë, njëri prej të cilëve pronari si dhe dy klientë.

Ata kanë dëshmuar përpara oficerëve të policisë së viktima ka qenë i vetëm, ndërsa nuk kanë arritur ta dallojnë autorin, i cili në pak sekonda ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar policisë.

Sipas dëshmive, autori i maskuar ka mbërritur me një automjet tip benz ngjyrë gri më targa malazeze, ka ndaluar para lokalit dhe ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj të riut. Më pas ka përdorur afërsinë me unazën perendimore për t’u larguar në drejtim të daljes së qytetit, duke humbur gjurmët.

Lokali ku ndodhi vrasja nuk ka kamera sigurie, ndërsa të vetmet pamje që ka sekuestruar policia janë të zonës përreth, por që nuk kanë ndihmuar grupin hetimor për të identifikuar autorin.

Viktima Rroshkodoli nuk është emër i panjohur për policinë, pasi ai në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh. Në vitin 2023, është autor i dyshuar për  plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku është arratisur drejt Stambollit.

Ndërkohë policia përveç këtyre ngjarjeve ka mësuar edhe disa konflikte të tjera ku dyshohet se është përfshirë viktima edhe brenda territorit shqiptar. Në vitin 1997, atij i është vrarë edhe babai, gjatë vitit të trazirave në Shqipëri. Për këtë ngjarje përveç të shoqëruarve për tu marrë në pyetje, policia nuk ka deri më tani asnjë të ndaluar, ndërsa e shkuara e errët e të riut, e ka vështirësuar punën e grupit hetimor për të shkuar drejt identifikimit të porositësve të kësaj vrasje. /vizionplus.tv

Read Entire Article