Vrasja e 62-vjeçarit nga i biri, ky është 25-vjeçari Edison Brahaj, ndihmoi Esmeraldin të fshihte gjurmët e krimit

2 months ago 73

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar foton e 25-vjeçarit Edison Brahaj, i cili u vu në pranga pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me Esmerald Ballën për të fshehur krimin e rëndë që ndodhi në Shënavlash.

Sipas bluve, pasi djali vrau babanë, 25-vjeçari ka ndihmuar autorin që të transportojnë trupin e pajetë nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjatë kontrollit në banesën e Edison Brahajt u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

25-vjeçari u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Policia po vijon hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Krimi që tronditi Shënavlashin 

Një skenar i denjë filmash. Kështu është ngjarja e rëndë e zbuluar ditën e djeshme, 5 shtator, në Shënavlash të Durrësit.

Esmerald Balla, 30 vjeç, më 13 gusht vrau dhe hodhi në pus babanë, Enver Balla 62 vjeç. Më pas i riu thuri një plan duke shpresuar se do të fshihte provat dhe krimi i rëndë nuk do të zbulohej.

30-vjeçari shkoi në polici dhe denoncoi zhdukjen e babait. Ai pretendoi se i ati ishte larguar me një shtetase të panjohur dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu Esmerald Balla deklaroi se kishte dyshime që i ati ishte vrarë nga gruaja e panjohur me të cilën ishte larguar.

Djali tjetër i Enver Ballës, shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Hetuesit nuk i ka bindur ky version dhe kanë nisur hetimet duke përgjuar bisedat telefonike dhe mesazhet e Esmerald Ballës pasi kishin dyshime se kishim të dënim me një krim brenda familjes.

Ditën e djeshme, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i 30-vjeçarit, i cili ka pranuar autorësinë e krimit.

Çfarë thotë policia

30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht  me babanë e tij, e ka vrarë  atë, me armë zjarri tip pistoletë.

Esmerald Balla ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka gjetur trupin e Enver Ballës dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Trupi i shtetasit Enver Balla u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit, për ekzaminim mjeko-ligjor./vizionplus.tv

Read Entire Article