Vrasja e Azem Hajdarit, Gjykata e Lartë rrëzon Izet Haxhinë, lë në fuqi vendimin me 21 vite burg

3 months ago 18
Reklamë

Gjykata e lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të vitit 2022 që dënoi me 21 vite burg Izet Haxhine për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998.

Në dhomë këshillimi gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici kanë rrëzuar rekursin e Izet Haxhisë i cili kërkonte prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues.

Ish lideri i dhjetorit u vra pranë selisë se partisë demokratike më 12 shtator të vitit 1998.

Haxhia kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018  gjykata e lartë turke aprovoi ekstradimin në Shqipëri./vizionplus.tv/

Read Entire Article