Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjen nr.4 në Durrës mbrëmjen e sotme. Lënda plasëse është vendosur në afërsi të banesës së Ilir Koçiljas, 35 vjeçarit i cili më 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka pas sherrit për parkimin.
Në njoftimin e policisë thuhet se shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur në pjesën e jashtme të dritares së banesës së Ilir Koçiljas, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Lexo edhe :
Related Posts
“Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, informon policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve./vizionplus.tv