Vritet imami në SHBA, u qëllua sapo doli nga xhamia

8 months ago 30
Reklamë

Një imam është vrarë ndërsa ka dalë nga xhamia në Newark në SHBA. Mediat amerikane raportojnë se imami Hassan Sharif një personazh i njohur në komunitet, është qëlluar disa herë me plumba në trup.

Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ku më pas ka humbur edhe jetën për shkak të plagëve të marra.

Hassan Sharfi shërbente prej disa vitesh në xhaminë Muhamed.

Aktualisht hetuesit po mbikëqyrin kamerat e zonës për të parë nëse mund të gjejnë indicie që të çojnë te autori i këtij sulmi.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article