Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, foli pas ndeshjes gjysmëfinale te “Copa Del Rey” ndaj Athletic Bilbao, të cilën katalanasit e humbën 4-2.
Tekniku 44-vjeçar nuk e mohoi faktin se mund të largohet nga drejtimi i skuadrës, për shkak të rezultateve të dobëta:
“Jam i zhgënjyer me rezultatin. Luajtëm mirë ndaj një skuadre shumë të fortë në shtëpi. Duhet të gjejmë forcat për t’u riorganizuar për 2 trofetë e mbetur, La Liga-n dhe Champions Leaguen-n.
E kam thënë dhe po e përsëris sërish. Nëse Barça nuk është kompetitive deri në fund të sezonit, do të largohem”-deklaroi trajneri.
Pavarësisht disfatës në kupë, Xavi është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të akademisë.
Trajneri theksoi faktin se skuadra është në ndërtim e sipër: “Është fillimi i diçkaje të rëndësishme, Barcelona ka një të ardhme të mirë përpara. Jam krenar me paraqitjet e lojtarëve të rinj”.
Barcelona këtë sezon ka regjistruar disa rezultate të dobëta, duke humbur në finalen e Superkupës dhe tashmë eliminimi nga Kupa e Mbretit. Në kampionat, katalanasit e gjejnë veten -7 nga rivalët e përjetshëm të Realit të Madridit.