30 varka me vela kanë mbërritur në Durrës në kuadër të turit: “Xhiroja e Velave të Italisë”.
Qyteti bregdetar është një nga 10 ndalesat e turit italian të 30 mjeteve lundruese që garojnë në 3 disiplina të ndryshme.
Këtë vit, shënohet edicioni i katërt i këtij eventi të marinës ushtarake italiane, i cili do të shërbejë për promovimin e turizmit dhe bukurive të vendit tonë. /vizionplus.tv