Zelensky: Mbrojtja ajrore dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, e vetmja zgjidhje për Ukrainën, na jepni leje të godasim

2 days ago 14
Reklamë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar sërish aleatëve perëndimorë që të autorizojnë Kievin për të goditur objektivat ushtarake në Rusi, veçanërisht bazat ajrore, pas një sulmi të ri në Kharkiv.

Zelensky, mbrojtjen ajrore dhe raketat me rreze të gjatë veprimi  i sheh si të vetmen zgjidhje sistematike për Ukrainën.

Vetëm një zgjidhje sistematike mund ta kundërshtojë këtë terror: mbrojtje ajrore dhe raketa me rreze të gjatë veprimi për të shkatërruar avionët ushtarakë rusë aty ku ata janë të vendosur”, theksoi Zelensky.

Ndërkohë si pasojë e sulmit rus në Kharakiv, 1 person ka vdekur dhe 42 të tjerë janë plagosur, raportojnë autoritetet lokale. Mes të plagosurve ka edhe tre të mitur, mes tyre edhe një femijë 1 vjeç./vizionplus.tv

Read Entire Article