Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi komandantin e Forcave Ajrore Mykola Oleschuk sot, një ditë pasi u njoftua se një nga avionët luftarakë amerikanë F-16 të dorëzuar në Kiev ishte rrëzuar, duke vrarë pilotin e tij.
“Vendosa të zëvendësoj komandantin e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Unë do t’u jem përjetësisht mirënjohës të gjithë pilotëve tanë ushtarakë”, tha vetë Zelensky në një postim në Telegram pasi u bë publik dekreti presidencial.
Presidenti ukrainas nuk specifikoi arsyet e largimit të Oleschuk, por tha se stafi duhet të mbrohet dhe se është e nevojshme të forcohet administrata.
Detyrat e Oleschuk do të merren përkohësisht nga zëvendësadmirali Anatoli Krivonozka.
Ushtria ukrainase nuk ka specifikuar shkakun e rrëzimit të F-16, duke thënë vetëm se ai u rrëzua teksa i afrohej një objektivi rus. Oleschuk kishte thënë se SHBA po ndihmonte për të hetuar incidentin. Një zyrtar amerikan i tha Reuters se përplasja nuk dukej të ishte rezultat i sulmit rus dhe po hetohej si gabim piloti ose dështim mekanik. /vizionplus.tv