Zelensky shpalos planin e fitores: Rusia do detyrohet të shkojë drejt paqes

1 day ago 32

Presidenti Volodymir Zelensky ka shpalosur këtë të mërkurë planin e shumëpritur të fitores duke i kërkuar vendit të tij të lodhur nga lufta të qëndrojë i bashkuar.

Në një fjalim në parlamentin ukrainas, Zelensky tha se plani përmban pesë pikë kryesore, përfshirë një ftesë të pakushtëzuar për tju bashkuar natos.

“Së bashku me partnerët tanë, ne duhet të ndryshojmë rrethanat në mënyrë që lufta të përfundojë. Pavarësisht se çfarë dëshiron Putin. Ne të gjithë duhet të ndryshojmë rrethanat në mënyrë që Rusia të detyrohet të shkojë drejt paqes”, tha Zelensky.

Pika të tjera të planit të Zelenskyt kanë të bëjnë me nevojën e Ukrainës për të siguruar një kapacitet parandalues, jo bërthamor që do të ishte i aftë të shkatërronte fuqinë ruse.

Gjithashtu një rol perëndimor në mbrojtjen e burimeve natyrore të Ukrainës nga sulmet ruse dhe rindërtimin pas luftës.
Zelensky tha se më shumë detaje do të zbulojë gjatë një samiti që do të mbahet në Bruksel këtë javë.

Propozimi i Presidentit Ukrainas vjen në një situatë kritike kur Ukraina përballet me një sërë vështirësish si, trupat rusë që përparojnë në lindje të vendit, dimrin në mungesë të energjisë dhe zgjedhjet amerikane./vizionplus.tv

Read Entire Article