Kreu i qeverisë, Edi Rama, do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e re. Takimi i cili do të mbahet në selinë rozë dhe pritet të nisë në orën 18:30 zhvillohet një ditë pas mbledhjes së Asamblesë (8 shtator), e cila u mbajt në Durrës.
Asambleja e Partisë Socialiste pasohet nga Kongresi dhe thirrja e vazhdueshme e rienergjizimit të socialistëve, duke njoftuar dhe krijimin e një strukture të re për të rinjtë që angazhohen në politikë.
Lexo edhe :
Related Posts
Ditën e djeshme, gjatë Asamblesë, Rama shpalli strategjinë që do të ndjekë mazhoranca drejt zgjedhjeve, në përpjekje për të fituar mandatin e 4.
Sekretariati i PS
Sekretar i Përgjithshëm, Blendi Klosi;
Sekretar për Organizimin dhe Zgjedhjet, Damian Gjiknuri;
Sekretar për Diasporën Zerina Bruçi;
Sekretare për Programin, Milva Ekonomi;
Sekretar për Rininë, Roi Bashaj;
Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Romina Kuko dhe Sekretare e Gruas, Evis Kushi.
Kryesia e re e PS
Albana Koçiu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla
Arben Pëllumbi
Erion Braçe
Eduard Shalsi
Igli Hasani
Drejtuesit politikë në qarqe të cilët futen automatikisht si anëtarë kryesie
Elisa Spiropali
Erion Veliaj
Ogerta Manastilu
Emirjana Sako
Benet Beci
Ulsi Manja
Pandeli Majko
Blendi Gonxhe
Arbian Mazniku
Belinda Balluku
Niko Peleshi
Mirela Kumbaro
Ervin Demo
Bledi Çuçi
Taulant Balla
/vizionplus.tv