Zgjedhjet europiane/ Meloni kandidate në BE? “Po punoj për të ndërtuar në Evropë një shumicë alternative…”

8 months ago 34
Reklamë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se ende nuk e ka vendosur nëse do të kandidojë për zgjedhjet e BE.

Në fjalën e mbajtur gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Meloni tha se: “Nuk kam vendosur ende nëse do të kandidoj për zgjedhjet europiane, por duhet të kuptoj nëse kandidatura ime e mundshme do të me pengonte në punën si kryeministre. Kështu mendoj se është një vendim që duhet marrë bashkë me drejtuesit e tjerë të mazhorancës”.

“Unë punoj për të ndërtuar në Evropë një shumicë alternative ndaj asaj të Ursulës, dhe nëse kjo nuk do të ishte e mundur pas rezultatit të votimit europian, nuk kam qenë kurrë i gatshëm të bëj një aleancë parlamentare me të majtën“, vijon Meloni.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë tepër të rëndësishme brenda bllokut, pasi përcaktojnë politikat e Brukselit për pesë vitet e ardhshme.

Top Channel

Read Entire Article