Zgjedhjet në Britani, triumfojnë tre kandidatë të pavarur myslimanë: Të përkushtuar ndaj Gazës!

4 months ago 7

Tre kandidatëve të pavarur myslimanë në zgjedhjet britanike triumfuan përballë kandidatëve të partive, falë qëndrimit të tyre anti-izraelit për luftën në Gaza.

Ata mundën të korrnin sukses në zona me një popullsi solide myslimane që u kanë “kthyer shpinën” partive britanike dhe mbështetjes për Izraelin, ndaj për herë të parë kanë nxjerrë deputetë, retorika e të cilëve bazohej në mbështetjen e palestinezëve dhe qëndrimin kundër qeverisë izraelite.

Edhe një nga figurat më të shquara të laburistëve apo një anëtar i kabinetit hije të Sir Keir Starmer, Jonathan Ashëorth, humbi vendin e tij në zgjedhjet e parakohshme në South Leicester.

Fituesi në këtë zonë elektorale të East Midlands ishte Sokat Adam, i cili pasi u shpall deputet thirri: “Të përkushtuar ndaj Gazës!”

I njëjtë ishte fati i kandidatëve të Partisë Laburiste në dy zona të tjera, pasi ata “paguan” qëndrimin e fraksionit kundër Hamasit dhe në favor të luftës që Izraeli po bën në Rripin e Gazës.

E njëjta situatë ishte edhe në zonat e tjera, ku kandidatët e pavarur myslimanë, ishin shumë afër sigurimit të një mandati.

Në qytetin e Blackburn, në veriun anglez, ku ish-sekretari i brendshëm i qeverive të Tony Blair, Jack Straë, u zgjodh për disa vite, kandidatja laburiste Kate Hollern u mund nga kandidati i pavarur mysliman Adnan Hussain.

Në mënyrë të ngjashme në zonën elektorale Deësbury dhe Batley, Heather Iqbal u mund me një diferencë të madhe (pothuajse 7,000 vota) nga Iqbal Mohammed.

Një qëndrim pro-palestinez mbajti edhe ish-lideri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, i cili, tashmë i përjashtuar nga Partia Laburiste për deklaratat e tij antisemitike, kandidoi si kandidat i pavarur në Londrën Veriore, veçanërisht në Islingtonin e Veriut.

Zyrtarët laburist kishin paralajmëruar gjatë gjithë fushatës se shumë prej kandidatëve të tyre ishin nën presionin e kandidatëve pro-palestinezë në të gjithë vendin. Zyrtarët e partisë kishin pritur që shumica e votuesve që i braktisën për çështjen e Gazës në zgjedhjet tjera do të ktheheshin në zgjedhjet parlamentare, por nuk ndodhi.

Sir Keir Starmer u kritikua ashpër nga shumë aktivistë për komentet në fillim të konfliktit të Gazës, kur tha se Izraeli kishte të drejtë të ndërpresë energjinë elektrike dhe ujin për civilët në Gaza. Zemërimi u rrit kur partia refuzoi të mbështeste një mocion të Partisë Kombëtare Skoceze që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, edhe pse laburistët votuan mocionin e tyre të ngjashëm menjëherë më pas.

Tani, zëri i myslimanëve pro-palestinezë do të dëgjohet dhe është e mundur që të jetë një kualifikues për një fraksion mysliman që do të ftojë miliona emigrantë dhe fëmijët e tyre të votojnë në Britani, duke u bërë kështu një forcë për t’u llogaritur në skenën politike të vendit.

Read Entire Article