Zgjedhjet në Francë/Edhe raundi i dytë regjistron pjesëmarrje të lartë në votime

4 months ago 27

Sot në Francë është duke u mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme raportohet se ka një pjesëmarrje relativisht më e larta që nga viti 1981.

Deri në mesditë kanë votuar 26.26.63% njerëz.

Tubimi Kombëtar (RN) i ekstremit të djathtë të drejtuar nga Marine Le Pen ka arritur të fitojë kundër kundërshtarit të saj Macron, në raundin e parë të zgjedhjeve në Francë që u mbajt të dielën e 30 qershorit. Ky raund i solli rezultatin më të mirë ndonjëherë Bashkimit Kombëtar të zonjës Marine Le Pen.

Nëse Bashkimi Kombëtar fiton një shumicë absolute, udhëheqësi i saj 28 vjeçar Jordan Bardella, do të marr postin e kryeministrit.

Zgjedhjet përfundojnë në orën 20:00 sipas kohës lokale në Francën kontinentale dhe në ishullin e Korsikës.

Menjëherë pas votimit, Ministria e Brendshme franceze i frikësohet konflikteve dhe çrregullimeve rendit publik, veçanërisht në lidhje me Parisin dhe rrethinat e tij. Dhe kjo është arsyeja pse për raundin e dytë të zgjedhjeve u vendosën 30 mijë policë dhe xhandarë, nga të cilët pesë mijë në kryeqytet, nga frika e përplasjeve në rrugë veçanërisht kundër ngritjes së ekstremit të djathtë.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin konfirmoi 51 sulme fizike ose verbale kundër kandidatëve, ekipeve ose mbështetësve në një fushatë zgjedhore veçanërisht të tensionuar.

Read Entire Article