Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, iu referua rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Francë kur foli me gazetarët në Uashington për samitin e NATO-s
“Mendoj se leximi që kam parë është bërë nga shumëkush, duke theksuar humbjen e Tubimit Kombëtar, disi të thjeshtuar. Nëse duam të shohim se çfarë ndodhi në Francë, në realitet askush nuk mund të konsiderojë se ata fituan”, tha ajo.
“Kemi pasur tre fraksione. Asnjë prej tyre nuk është imponuar, asnjë nuk është në gjendje të qeverisë në mënyrë autonome. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, rezultati i raundit të dytë të këtyre zgjedhjeve është që askush nuk fitoi”, argumentoi Meloni.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë me formimin e qeverisë, e cila nuk do të jetë e lehtë, nga përvoja personale mund të them se është më e lehtë të qeverisësh kur bashkohesh sepse ke ide të përbashkëta sesa kur bashkohesh sepse ke një armik të përbashkët”, vazhdoi ajo. /vizionplus.tv