Zgjedhjet në SHBA, Trump “mposht” Harris, triumfon në sondazhet e fundit

2 months ago 39

Donald Trump kryeson në sondazhet e kryera gjatë muajit gusht përballë Kamala Harris sa i përket kandidaturës për zgjedhjet në SHBA.

Sipas një sondazhi, epërsia e Kamala Harris ndaj Donald Trump në sondazhe është duke u ulur vazhdimisht.

Modeli i parashikimit të anketuesit Nate Silver tregoi se Trump kryesonte ndaj Harris në Kolegjin Zgjedhor që nga fillimi i gushtit.

Modeli i tij i dha Trumpit një shans 52.4 për qind për të fituar Kolegjin Zgjedhor, që është rreth 5 pikë më i lartë se 47.3 për qind e Harris.

Përpara se Harris të niste fushatën e saj, Trump kryesonte ndaj Presidentit Joe Biden në shkallë kombëtare dhe në të shtatë shtetet kyçe. /vizionplus.tv

Read Entire Article