Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në fshatin Frashtan në Bashkinë e Dropullit.
Vizion Plus mëson se si pasojë e zjarrit rrezikohen disa banesa.
Në vendngjarje kanë shkuar 2 makina zjarrfikëse nga Gjirokastra. Gjithashtu për të vënë nën kontroll flakët janë angazhuar edhe zjarrfikëset e Dropullit.
Helikopteri i derguar nga ECSH ka ndërhyrë në terren./vizionplus.tv