Një zjarr i madh ka rënë në rafinerie nafte në Korinth, Greqi. Siç raportohet tymi i dendur është përhapur edhe në zonën e Aghii Theodori. Gjithashtu zjarri është shkaktuar nga një shpërthim gjatë punës në një cisternë, nga teknikët që hyjnë në impiant. Deri më tani nuk ka raportime për djegie apo lëndime.
Për shuarjen e zjarrit po punojnë 11 automjete me 35 zjarrfikës, ndërsa nga ajri po ndihmojnë tre helikopterë. Po operojnë edhe brigadat e zjarrfikëses së Motor Oil. Helikopterët po fluturojnë mbi vendin e zjarrit, për të ftohur impiantet, pasi shuarja e zjarrit në raste të tilla nuk është e mundur me ujë, ndërsa përdorimi i shkumës speciale është i detyrueshëm.
Megjithatë, dërgimi i tyre është i vështirë për shkak të tymit të dendur. Pak më parë është thirrur edhe nurmi i emergjencës 112 për evakuimin e zonës dhe largimin e banorëve. Gjithashtu, për masa paraprake u mbyll në të dy drejtimet autostrada e vjetër Kombëtare.
Me urdhër të Brigadës së Zjarrfikëses dhe OSE-së, treni 1324 qëndron në stacionin e Kinetës ndërsa treni 1327 në stacionin Korinthos, për arsye sigurie. Priten vonesa dhe anulime të mundshme fluturimesh. Dy autoambulanca kanë shkuar drejt rafinerive ndërsa spitalet Thriasio dhe Korinth janë në gatishmëri.