Policia ka identifikuar autorin e zjarrvënies në pyjet e fshatit Frashtan.
Policia njofton se ka vënë në pranga përgjegjësin për këtë zjarrvënie, M. K., 39 vjeç, banues në fshatin Frashtan, Dropull.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se në pyjet e fshatit Frashtan, në vendin e quajtur “Papasima”, kishte rënë zjarr, Policia e Gjirokastrës ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit M. K., 39 vjeç, banues në fshatin Frashtan, Dropull”, thuhet në njoftim.
Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Prej mesditës së djeshme, shërbimet e Policisë kanë mbajtur në kontroll perimetrin ku janë përhapur flakët.