111-vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit/ Balla: Rritje pagash dhe kredi të buta për efektivët e policisë

8 months ago 27
Reklamë

Në 111-vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Taulant Balla premtoi sërish rritje pagash për punonjësit e policisë.

Balla tha se gjatë këtij viti do të përfitojnë qindra punonjës të tjerë kredi të butë, për të vazhduar me më shumë vitin e ardhshëm. Sa i përket rritjeve të pagave në sektorin publik, Balla tha se forcat e Policisë së Shtetit duhet të jenë më të vlerësuarat.

“Do të vazhdojmë me 300 punonjës të policisë së Shtetit, për të vazhduar më shumë ne 2025, për  të zgjidhur një prej problemeve akute të cilët e kanë të pamundur të sigurojnë me pagën që marrin një shtëpi për familjen e tyre. Jemi në fazën që bashkë me ministrinë e Financave të detajojmë se sa do të jetë rritja e pagës për punonjësit e policisë së shteti, sikur edhe punonjës së tjerë qoftë për administratën, FA.

Kërkesa ime është që në këtë rritje historike të pagave, forca e policisë së shtetit të jetë me e vlerësuar, për shkak të nevojës për të nxitur edhe më shumë punën e policisë së Shtetit. 2023 ishte me progres të jashtëzakonshëm, niveli më i lartë i sigurisë publikë. Detyra jonë është të thellojmë rezultatet që kemi arritur”-tha Balla.

Top Channel

Read Entire Article