Elsa Toska dorëhiqet si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

1 month ago 22

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, ka paraqitur ditën e sotme kërkesën për dorëheqje.

Lajmi është konfirmuar për Vizion Plus nga zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese.

Në përgjigje të interesimit tuaj ju njoftoj se gjyqtare Elsa Toska ka paraqitur kërkesën per doreheqje”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së GJK.

Nuk ka ende informacion se cila ëhstë arsyeja që e ka shtyrë gjyqtaren Toska të Paraqesë dorëhejqjen.

Kujtojmë që Elsa Toska u zgjodh si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2019-të.

Elsa Toska ka qenë Këshilltare ligjore prej 12 vitesh në Gjykatën Kushtetuese. Më 12 shkurt të këtij viti, Toska si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, kaloi me sukses Vettingun duke u konfirmuar në detyrë. Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 21.03.2019.

Elsa Toska ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe doktoraturën për ligjin kushtetues dhe atë administrativ. Toska e ka filluar karrierën si ndihmës/komisionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007 punonte si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo ka punuar gjithashtu si pedagoge në disa universitete në vend si dhe ka bashkëpunuar në rolin e ekspertet me një sërë organizatash ndërkombëtare.

Read Entire Article