Shtohen mjetet lundruese turistike, autoriteti portual: 450 jahte vizituan Durrësin

1 month ago 37

Gjatë 8 muajve të parë të këtij viti, në portin e Durrësit janë ankoruar 450 jahte turistike dhe 13 kroçera, një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kapiteni i portit, Tauland Allka, thekson se, megjithëse porti nuk është projektuar specifikisht për turizëm, infrastruktura e përmirësuar ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e numrit të mjeteve lundruese turistike.

“Vetëm për 8-muajt e parë, vetëm 450 jahte kanë vizituar portin e Durrësit. Port i Durrësit është port komercial dhe për cdo vizitë ne na duhet të përshtasim gjithë infrastrukturën e nevojshme për furnizimin dhe qëndrimin e tyre në kalatat e Portit. Kjo lloj pëtshtatje ka shtuar numrin e jahteve që vizitojnë portin e Durrësit, duke rritur dhe ditët e qëndrimit në Durrës”, thotë Allkja.

Sipas Allkës, shtimi i mjeteve turistike ka kontribuar në rritjen e të ardhurave nga taksa e naftës, ndërsa rezervimet për kroçerat dhe mjete të tjera lundruese për vitin e ardhshëm priten të rriten me 20% krahasuar

“Në 8-muajt e parë të këtij viti është arritur e njëjta sasi e cila u arrit për vitin 2023, bashkë me shtatorin dhe tetorin, deri në fund të vitit, do të jetë rreth 20% më shumë se viti i kaluar”, bën me dije ai.

Autoriteti portual e cilëson këtë sezon turistik si mjaft të suksesshëm, falë edhe cilësisë së shërbimeve të ofruara. /vizionplus.tv

Read Entire Article