KPA shkarkon nga detyra prokuroren Zena Lila

1 month ago 23

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren Zena Lila. Bëhet me dije se shkarkimi i prokurores erdhi pasi kishte probleme me pasurinë.

Zena Lila ishte me detyrë Prokurore në Elbasan.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 8/2024, datë 06.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 729, datë 10.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Zena Lila.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 729, datë 10.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Zena Lila.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.09.2024”, thuhet në njoftimin e KPA.

Read Entire Article