Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah fajëson Izraelin për sulmet me telekomandë, ku 20 persona u vranë dhe rreth 450 të tjerë u plagosën.
Disa nga të vrarët nuk janë përfshirë ende në shifrat zyrtare, thotë ai.
Nasrallah deklaroi se Izraeli synonte të vriste rreth 4000 njerëz në të njëjtën kohë dhe thotë se sulmi i së mërkurës kishte për qëllim gjithashtu të vriste rreth një mijë të tjerë.
“Ky është terrorizëm i thjeshtë. Ne do t’i quajmë masakër këto sulme. Këto janë krime lufte ose të paktën shpallje lufte,” thotë ai.
“Perëndia është i mëshirshëm dhe parandaloi më shumë vdekje dhe lëndime. Një numër pajisjesh ishin jashtë shërbimit ose të fikur.”
Nasrallah gjithashtu tregoi mënyrën se si Hezbollahu synon të përgjigjet.
“Në emër të të gjithë atyre që kanë humbur të afërmit, që janë plagosur, në emër të të gjithë atyre që kanë luftuar në emër të Gazës, ne i themi Netanyahut dhe Gallantit, armikut, se fronti libanez nuk do të ndalet para se të ndalojë agresioni në Gaza”, thotë ai.
“Rezistenca në Liban nuk do të ndalojë së mbështeturi popullin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.”
Ndërsa Hassan Nasrallah mbante fjalimin e tij, avionët luftarakë izraelitë fluturuan në lartësi të ulët në Bejrut, duke shkaktuar një zhurmë masive.
Izraeli ende nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi sulmet./vizionplus.tv