12 gra të vrara në 2023-shin, Balla: 8 marsi duhet të jetë ditë proteste, në 2 muajt e këtij viti 629 vajza kanë denoncuar dhunën

6 months ago 17
Reklamë

“8 marsi duhet të jetë ditë proteste”. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në konferencën për prezantimin e Observatorit të Feminicidit në Shqipëri.

Si ministër i Brendshëm, Balla bëri një bilanc të situatës, ku tha se 2023-shi u mbyll me 12 gra të vrara.

8 marsi duhet të jetë një ditë proteste, dhe, më shumë se kaq, duhet të jetë një ditë ndërgjegjësimi publik. Dhe ne burrat duhet të shohim çdo ditë viti 8 mars, nëse duam që të jemi pikërisht ajo  që sot ka nevojë mbarë shoqëria për një ndërgjegjësim më të madh.

Unë e kam thënë shpesh që për mua duket e pa pranueshme që të mblidhemi gjatë festës së 8 marsit, apo të mblidhemi në ditën apo 16-ditëshit ndërkombëtar për eleminimin e dhunës ndaj grave. Jemi në kushtet që mendoj që ky duhet të jetë debat publik i përditshëm kur i referohem dhe shifrave.

Në detyrën e ministrit të Brendshëm jam i detyruar t’i referohem dhe shifrave, dhe ndaj shqetësimin se kemi të bëjmë me një fenomen feminicidi shqetësues në Shqipëri. Gjatë vitit 2023 kemi pasur 12 jetë të humbura grash dhe vajzash në gjithë territorin e vendit”, tha Balla.

Ministri shtoi më tej se vetëm në këto pak muaj të vitit 2024, janë 629 denoncime nga gra dhe vajza për dhunën që është ushtruar ndaj tyre.

Kemi dy muaj në 2024 janar-shkurt; kemi  629 vajza dhe gra që kanë denoncuar dhunë. Dhe në 890, që është numri i përgjithshëm i rasteve të dhunës brenda në familje. Pra është një raport 3-1 i dhunës së ushtruar ndaj vajzave dhe grave dhe pjesa tjetër.

Dhe po ashtu dhe elementi tjetër i një analize me shifra të këtij fenomeni, është pjesa që lidhet me urdhrat e mbrojtjes. Edhe këtu dua ta them se kemi një panoramë trishtuese. Pse e them këtë?! Sepse janë 465 të dëmtuar, që kanë marr urdhra mbrojtje, nga të cilat 350 janë vajza dhe gra. Pra nuk ka asnjë dyshim që nga këto të dhëna statistikore, – dhe nuk po vazhdoj – me pjesa më e prekur, janë vajzat dhe gratë”, shtoi Balla.

Gjuha e urrejtjes në internet, nxitja e dhunës përmes urrejtjes, abuzimi me imazhin intim pa vullnetin e palës, shantazhimi seksual janë disa nga format që kanë çuar drejt dhunës gratë dhe vajzat në vendin tonë, ku në disa raste kanë ndërmarrë edhe veprime ekstreme ndaj vetes së tyre./vizionplus.tv

Read Entire Article