PS organizohet për zgjedhjet, Ilir Metaj: Socialistët fitojnë 9 deputetë në Vlorë

1 day ago 23
Reklamë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj deklaron se në zgjedhjet e ardhshme, socialistët do të fitojnë nëntë deputetë në Vlorë.

Metaj në një lidhje me edicionin Qendror të Lajmeve të moderuar nga Aleksandër Furxhi në Vizion Plus tha se ky rezultat do të jetë shumë i kënaqshëm për PS-në.  Ai bën me dije se Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë për të fituar nëntë deputetë.

Më tej, Ilir Metaj tha se po punohet që Vlora të jetë një qytet mjaft i pastër, pasi kohët e fundit ka pasur shumë turistë, çka sipas tij ka ndikuar në papastërinë e vendit.

Me cfarë arsenali do të vijë Partia Socialiste këtë here?

Në Vlorë është një fat i madh për çdo kandidat, çdo përfaqësues që të kandidojë nën siglën e Partisë Socialiste. Në Vlorë ngado kthen kokën shikon gjitha arsyet pse duhet të votohet Partia Socialiste. Vlora është kthyer në një destinacion të rëndësishëm jo vetëm në aspektin turistik, por edhe në atë ekonomik. Sapo një kantier investimi i realizuar mbyllet, një tjetër hapet. Vlora është qytet që ka port, tunel, numër turistësh që rritet nga viti në vit. Është një kënaqësi e vërtetë për t’i kërkuar besimin qytetarëve në Vlorë me një bilanc të tillë pune.

Këto janë të vërteta, por nga ana tjetër, dy vitet e fundit, me shtimin e turizmit, Vlora nuk po fiton dot betejën me pastërinë. Edhe unë jam nga Vlora më dhemb kjo gjë kur shoh qytetin jo aq të pastër

Turizimi ka shkatuar papastërtinë në vlorë. E rëndësishme është që janë disa detyra në fokus për të gjetur zgjidhjen sa më parë. Jemi duke bërë përpjekjet maksimale. Na duhet punë e përditshme dhe djersë e përditshme.

Në Vlorë, në zgjedhjet e fundit votuan rreth 59 mijë qytetarë, ku u ndatë tetë me katër, pra tetë deputetë PS dhe katër PD. A mbetet rezultati tetë deputetëve për PS e Vlorës objektiv i kënaqshëm?

Objekiv i kënaqëshëm po, por në zgjedhjet e ardhme do të bëjmë gjithçka të mundshme për të marrë nëntë deputetë. Siç edhe e thashë i kemi gjithë mundësitë për të marrë besimin e qytetarëve të Vlorës. /vizionplus.tv

Read Entire Article