Rama ndan pamjet nga takimi me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën: Energji fitoreje!

1 day ago 16
Reklamë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga takimi që ka bërë me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shprehet optimist për një energji fitoreje.

“Sot me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën. Organizim, Angazhim, Energji fitoreje”, shkruan kryeministri Rama.

Rama ka kërkuar nga drejtuesit e qarqeve dhe krerët e bashkive që në çdo bashki të vendoset një koordinator pune për të evidentuar të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për secilën njësi administrative.

Gjithashtu ka kërkuar krijimin e një database të saktë për emigrantët, si dhe të nxiten që të marrin pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ndër të tjera kryesocialisti Edi Rama, ka kërkuar edhe që të punohet me të gjithë emigrantët në mënyrë që vota e disaporës të shkojë në kutinë e duhur./vizionplus.tv

Read Entire Article