Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon politika: Humbje e pazëvendësueshme!

1 day ago 19
Reklamë

Disa prej politikanëve të vendit tonë kanë reaguar pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta e ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.

Ilir Meta i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai thekson se Bogdani me angazhimin e tij në politikë krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur ata të jenë pjesë e vendimmarrjes.

“Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme.  Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.

Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme.

I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!” shkruan Meta.

Ndërkohë Gazment Bardhi ka ndërprerë mbledhjen e Komisionit të Mandateve. Ai tha se largimi nga jeta i Gerti Bogdanit është tronditës dhe shumë i rëndë për kolegët e tij.

“Sapo është konfirmuar se kolegu ynë, Gert Bogdani sapo ka ndërruar jetë. Ky lajm është tronditës dhe shumë i rëndë për ne kolegët e tij në PD, por edhe për kolegët e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkërjon ndërprerjen e mbledhjes”, tha Bardhi.

Ndërsa kryetarja e Këshillit të Mandateve, Elisa Spiropali shprehur ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat.

“Të prehet në paqe kolegu ynë Gert Bogani. Ngushëllime nga zemra, familjes së tij u pretë në paqe”, u shpreh Spiropali.

Lulzim Basha po ashtu ka shprehur ngushëllimet familjes për lajmin e trishtë. Ai thotë se Bogdani ishte një politikan me vlera dhe mjat i talentuar.

“Jam i tronditur nga lajmi për largimin e papritur e të parakohshëm nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit tim Gerti Bogdani. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes në këto orë të vështira. Mendimet dhe lutjet e mija janë me ta në këtë dhimbje të madhe.

Një shpirt i lirë dhe i përkushtuar ndaj të tjerëve, një politikan i talentuar dhe me vlera, Gerti shërbeu me pasion dhe integritet në funksionet e tij publike, duke nderuar Partinë Demokratike me përfaqësimin dinjitoz brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë ditë zie, kur familja ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, demokratët kujtojnë me respektin më të madh modelin e intelektualit konsensual dhe njërin nga përfaqësuesit e tyre më të përkushtuar, dhe unë një mik të paharrueshëm. U prehtë në paqe”, shkruan Basha. /vizionplus.tv

/vizionplus.tv

Read Entire Article