Takimi i gjeneralit amerikan me kryeministrin Rama, reagon ambasada e SHBA: Shqipëria rol kyç në NATO!

1 day ago 27
Reklamë

Ambasada e SHBA ka reaguar pas takimit të gjeneralit amerikan Christopher Cavoli me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shkruan se gjenerali dhe kryeministri Rama kanë theksuar lidhjet e forta mes SHBA dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, duke theksuar edhe rolin kyç të Shqipërisë në NATO.

 “Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama. Takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë”, shkruan ambasada e SHBA.

/vizionplus.tv

Read Entire Article