16 vite nga tragjedia e Gërdecit, 26 persona humbën jetën në fabrikën e municioneve

6 months ago 20
Reklamë

Ishte ora 12:05 kur nga shpërthim i fuqishëm i Gerdecit16 vite më parë humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në fabrikën e demontimit të armëve në fshatin Gërdec, të Tiranës. Spitalet u mbushën me të gjymtuar e të dëmtuar nga vala e shpërthimit, ndërsa shtëpitë u shkatërruan.

Ngjarja tragjike u pasua aso kohe dhe me akuza politike, në qendër të së cilave ishte ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, çështja e të cilit u mbyll në gjykatën e Lartë pa asnjë vendim.

Por edhe pse kanë kaluar 16 vjet nga shpërthimi asnjë prej fajtorëve të vërtetë, sipas familjarëve të viktimave, nuk është ndëshkuar.

Prej vitesh ata kanë kërkuar drejtësi ndërsa gjykata e ka mbyllur superprocesin në të gjitha shkallët e saj me dënime minimale./vizionplu.tv/

Read Entire Article