Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Murriz. Dy automjete tip benz janë përplasur kokë më kokë, ndërsa pasagjerët kanë pësuar lëndime të lehta.
Nga aksidentet janë regjistruar dëme të mëdha materiale.
Si rezultat i përplasjes së dy makinave të fundit është bllokuar qarkullimi duke shkaktuar radhë kilometrike në te dy anët e lëvizjes.
Gazetari i Vizion Plus, Dritan Kurti bën me dije se është dashur ndërhyrja e policisë që pas dy orësh rruga të hapet për lëvizjen e automjeteve.
Ndfëkrohë më herët në të njëjtin vend një Range Rover ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në varreza.
Fatmirësisht ka shpëtuar familja katër anëtarëshe që ndodhej brenda në mjet.