Sulmi në Bejrut, reagon kryeministri Netanyahu: Qëllimet tona janë të qarta, veprimet flasin vetë!

1 month ago 28

Pas sulmit ajror izraelit në Bejrut, përmes rrjeteve sociale ka reaguar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Qëllimet tona janë të qarta dhe veprimet tona flasin vetë”, ka shkruar Netanyahu në platformën X.

Nga sulmi ajror izraelit në Bejrut mbetën të vrarë 14 persona, mes të cilëve edhe komandanti i lartë i Hezbollahut, Ibrahim Aqil, i cili raportohet se ishte shënjestra.

Sipas mediave të huaja, Aqil u vra së bashku me anëtarët e njësisë elitare të Hezbollahut Radëan ndërsa ata po mbanin një takim.

Departamenti amerikan i drejtësisë e kishte caktuar Aqilin si një terrorist global për rolin e tij në bombardimet e ambasadës amerikane të vitit 1983 në Bejrut, ku u vranë 63 njerëz, si dhe sulmet e kazermave të marinës amerikane atë vit që vranë 241 personel amerikan.

Read Entire Article