24 orë në arrati, policia ende në kërkim të të riut që vrau efektivin, asnjë gjurmë nga 23-vjeçari

4 months ago 24
Reklamë

Detaje të reja janë bërë me dije nga vrasja e policit Novruz Cenalia në fshatin Baltëz të Fierit.

Policia është ende në kërkim të autorit, teksa bëhen thuajse 24 orë që ai është në arrati.

Lexo edhe :

Related Posts

Gazetari i Vizion Plus, Ilmi Saliaj bën me dije se 23-vjeçari Azgan Mernica e ka lënë telefonin cellular në makinë, prandaj ka qenë e pamundur që ai të lokalizohet nëpërmjet qelizave të telefonit.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar 12 persona për t’i pyetur për ngjarjen, mes tyre edhe prindërit e autorit.

Nëna e 23-vjeçarit ka thënë në dëshminë e saj se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe i biri është larguar me vrap pasi vrau policin.

Dëshmia e nënës:

Ajete Mernica është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ka parë djalin të zbres nga makina dhe të konfliktohet me policin. Aty ka dëgjuar një të shtënë arme, dhe më pas djali i saj ka hyrë në makinë dhe kanë ikur në drejtim të banesës së vëllai të Ajete Mernicës. Më pas ajo ka thënë se djali iku me vrap pa i thënë se ku do shkonte.

Homazhet për viktimën:

Novruz Cenalia, efektivi 28-vjeçar i “Shqiponjave” i cili u vra ditën e djeshme (13 maj), do të përcillet nesër për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 11:00, ndërkohë pas ceremonisë, në teatrin e Bylisit do të mbahen homazhe për nder të tij.

Si nisi ngjarja:

Sherri nis për kalimin në rrugë dhe përfundoi me përdorimin e armës. Cenalia, po shkonte në punë për të marrë shërbimin pasi ishte turn i dytë. Ndërsa Mernica, i cili ndodhej së bashku me nënën në makinë, ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Para hetuseve ajo ka deklaruar se gjithçka ndhodhi shumë shpejt dhe se dëgjoi krisma. Pas kësaj, i biri, Azgani, ka hipur në makinë dhe janë larguar drejt shtëpisë së dajës së tij. /vizionplus.tv

Read Entire Article